Melania shfaqet në krah të Trump, presin si heronj amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut



Presidenti amerikan Donald Trump priti në mesnatë, me orën lokale amerikane, tre shtetasit amerikanë që u liruan pas një kohe të gjatë nga Koreja e Veriut.

Trump u shpreh se kjo “ishte një natë speciale për këta njerëz realisht të mëdhenj”, duke i pritur me duartrokitje teksa zbrisnin në bazën “Andrews” të Forcave Ajrore, pranë Uashingtonit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të tre ata u liruan si gjest i vullnetit të mirë përpara takimit të planifikuar mes presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se vendi i samitit do të shpallej “brenda 3 ditësh”.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania hynë në avionin që ishte ulur rreth orës 2:45 të mëngjesit në bazën ajrore, e pak minuta më vonë dolën prej andej së bashku me 3 të liruarit.

Dalja publike e Trump dhe Melania vjen në kohën kur mediat spekulojnë se martesa e tyre është në krizë.

trump2trump3trump4trump5trump6trump7
 
loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Nesër Rama do të shpallë qeverinë, po planin për ekonominë?

Nga Ervis Iljazaj Brenda dy apo tri ditëve Edi Rama do të...
Read More