Melania Trump përdor sozi për takime zyrtare?


Shpeshherë mund ta kemi parë Melania Trump në takime zyrtare duke mbajtur syze. Nëse ne e kemi lexuar si një shenjë mosrespekti, duket se ka një tjetër arsye.

Teoricienët e konspiracionit kanë dalë në përfundimin së Zonja e Parë përdor sozinë e saj në disa takime ku për arsye të ndryshme nuk mund të shoqërojë bashkëshortin e saj, Donald Trump.

Kjo u vu re gjatë një konference për shtyp të kreut të Shtëpisë së Bardhë teksa po fliste për lehtësimin e stuhive në Puerto Riko dhe për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Melania, si gjithmonë qëndronte e heshtur krah tij, por njerëzit syshqiponjë vunë re që poshtë atyre syzeve nuk qëndronte e njëjta fytyrë. Sipas tyre, Melania duket se kishte një hundë tjetër, paksa më të madhe, buzët kishin formë tjetër dhe lëkura nuk ishte e njëjtë.

Gjithashtu sipas teoricienëve konspirativ, Trump e zbuloi në mënyrë të pavetëdijshme faktin se Melania nuk ishte aty. Gjatë konferencës, ai po bënte përpjekje për të mbuluar faktin se gruaja e tij është në të vërtetë diku tjetër duke thënë: “Gruaja ime, Melanie e cila ndodhet këtu…”

Kaq ka mjaftuar dhe interneti është pushtuar nga foto të “2 Melania-ve” duke bërë diferencën mes tyre.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Njeriu i Hitlerit u bë vrasës për Mosadin!

  Ky është tamam një triller i shërbimeve sekrete. Përpara 55 vitesh...
Read More