Melania Trump shkëlqen me veshjet e saj në…

Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania mbërritën në Pallatin Blenheim për darkë me Kryeministren Britanike Theresa May dhe me burrin e saj Philip.

Me sfondin dramatik të pallatit familjar të Winston Churchill pas saj, zonja e parë Melania Trump zgjodhi një fustan si të një perëndeshe greke me ngjyrë të verdhë, të enjten, në mbrëmjen e hapjes së vizitës së parë zyrtare të familjes Trump në Britani. Fustan i zbehtë nga J. Mendel ishte bërë i stilit princeshë.

Pas ardhjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar – vizita e tij e parë zyrtare që prej fitimit të zgjedhjeve në vitin 2016 – Presidenti amerikan do të merret në një vend të fshehtë nga ku do të shikojë një demonstratë të forcave speciale.

Ndërsa Zonja e Parë do të takojë personelin e ish-shërbimit dhe fëmijët e shkollës në kryeqytet, ku mijëra protestues do të marshojnë për të shprehur mosmarrëveshjen e tyre kundër Trump. Ajo do të bashkohet me bashkëshortin e Theresa May, Philip.

Veshjet në Pallatin Blenheim, në qytetin e Londrës dhe në takimet e tjera ku ka shoqëruar këto Presidentin Trump, të cilat u komentuan deri në detaje, po jua përcjellim në fotogaleri….

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shoqëria civile bëhet gati për protesta në SHBA

  Përplasja e presidentit Donald Trump me prokurorin special Robert Mueller arriti...
Read More