Melania Trump vs Brigitte Macron: Cila shkëlqeu më shumë?

First Lady në të zezë, Premiere Dame në të bardhë krem. Kjo është një luftë stili pa përjashtuar  goditjet mes dy Zonjave të Para. Këtë herë fitoi – surprizë? – ajo që guxoi të vesh fustanin më të shkurtër.

Melania djallëzore. E qetë, e matur, e pandjeshme dhe gjakftohtë, zonja Trump tregon, megjithatë, në çdo rast se agjenda politike e burrit President i ofron asaj, të dijë të vërë vulën  në mënyrën më të egër dhe vdekjeprurëse. Një formë mbrojtje që është gjithashtu një aftësi sublime për të sulmuar, si kafshët kur ndihen të kërcënuara dhe të gjuajtura.

Le të vendosim veten në vendin e saj. Melania e di se duhet të takojë Emmanuel Macron dhe gruan e tij shumë të diskutuar Brigitte. Një grua për të cilën kaq shumë është thënë dhe shkruar, por sigurisht inteligjente, e kulturuar, e angazhuar.

E admiruar nga shumë, një simbol i pavarësisë dhe moskonformitetit. Një grua e aftë të përballojë padëm, me një buzëqeshje, kritikat e dhunshme me të cilat ajo ka qenë e sulmuar pasi i është bashkuar një burri të fuqishëm (sipas kritikëve) dhe shumë më të ri se ajo.

Melania nuk mund të mos frikësohet se do të dalë e humbur nga një krahasim – i pashmangshëm – kaq sfidues sa ai që fati i ka vënë përpara. Dhe, çfarë bën? E Thjeshtë, ajo vendos të luajë në terrenin e saj, për ta sfiduar kundërshtaren e saj në fushën që është më e përshtatshme për të.

Ndërsa Brigitte Macron – përveç statusit të saj si një grua e vjetër tërheqëse, për shkak të martesës me “vogëlushin e mrekullueshëm” – shpesh nuk i falet “kursimi” i tepërt në veshjet dhe fundet, kryesisht e pa kujdesshme dhe bujarisht mbi gju … kurse First Lady çfarë bën?

E lehtë: ajo, e cila për nder të rolit që luan ka vënë mënjanë të çarat dhe dekoltetë, me të cilat në kohën e vet kishte abuzuar, në favor të një stili që ta quash “shije e mirë” është ende pak, vendos ndoshta për herë të parë që kur është Zonja e Parë të nxjerrë këmbët. Dhe çfarë këmbësh…

Pra, për takimin e tyre në Mount Vernon, Virxhinia, Melania zgjodhi një fustan të bukur të zi dhe mbi gjunjë, e mbuluar nga një pelerinë po e zezë, me jakë të tipit smoking. Dolce & Gabbana: fustani, Givenchy ishte pelerina. Sa për Brigitte, ajo mbeti besnike ndaj stilit Louis Vuitton, duke zgjedhur një veshje të bardhë kremi. E shkurtër, por sigurisht jo aq e shkurtër sa ai i Melanisë. Për ti bashkuar, të paktën, ishin këpucët: për të dyja, të zeza me taka të larta.

Melania e di se ajo e ka fituar lojën e saj dhe kjo është ndoshta arsyeja pse ajo ishte e shpejtë për të postuar fotot në profilin e saj zyrtar në Instagram, që e portretizojnë atë me Brigitte. Si për të thënë: një me zero, topi në qëndër.

Brigitte, nga ana tjetër, na kishte bërë për vete në momentin e zbritjes në tokën amerikane: me një pardesy ngjyrë rozë, e nënshkruar edhe kjo Vuitton. Jo vetëm një set në ngjyrën në modë të sezonit ,por gjithashtu, ndoshta, një homazh për një tjetër Zonjë të Parë, ndoshta më shumë afër saj sesa mund të jetë Melania, e bërë e famshme nga një kostum i pafat Chanel gjithashtu rozë (Jacky Kennedy)?

m-vs-b-768x454Screenshot_3-60950262brijackie-kennedy-chanel333-282940-768x346
Shkruar Nga
More from Redaksia

Pranoi tarifën 8-9 euro? Berisha reagon ndaj Ramës: Fake News!

  Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Edi Ramës të...
Read More