Mëlçia e dhjamosur: Si hetohet, kura dhe ushqimet e duhura

Dr. Altin Cekodhima, gastroMjeku gastrohepatolog, Altin Cekodhima: Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyra, por kur sasia e tyre është më shumë se 5-10% e peshës së saj, atëherë mëlçia quhet e dhjamosur. Altin Cekodhima, mjek gastrohepatolog pranë Klinikës Endoskopike LaVita-Tiranë, në një intervistë për MAPO shpjegon se si shpesh mëlçia e dhjamosur nuk jep shenja dhe probleme për vite me radhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Madje, doktori thotë se njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore. Sipas mjekut gastrohepatolog, përmes një analize gjaku dhe gjithashtu me biopsi të mëlçisë, mund të diagnostikohet mëlçia e dhjamosur.

Problemi

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë, gjithashtu ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatohepatitis. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyra por kur sasia e tyre është më shumë se 5-10% e peshës së saj, atëherë mëlçia quhet e dhjamosur. Shpesh nuk ka shenja (probleme) për vite me radhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore. Yndyrat mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj për vite me radhë ose dekada, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë: lodhje, dobësi trupore, rënie në peshe dhe konfuzion. Mëlçia është organi më i madh i trupit. Ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur është e sëmurë deri në stadet e avancuara të sëmundjes.

Organi

Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme ku përfshihen: shpërbërja e ushqimeve, ruajtjen e rezervave të vitaminave, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për trupin, prodhon proteinat, prodhon lëngjet biliare për tretjen e ushqimeve, shpërbërjen e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme.

Shkaqet

Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrave në mëlçi. Situata të caktuara, siç janë: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të rriskuar për të bërë dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshë të mesme dhe me mbipeshë.

Shkaqet e mëlçisë së dhjamosur

Sipas mjekut gastrohepatolog, Cekodhima mëlçinë e dhjamosur e shkakton: përdorimi i tepërt i alkoolit, kequshqyerja, përdorimi i steroideve, toksiciteti nga acidi valporik, obeziteti, sindroma cushing, helmet, marrja e tetraciklinës në doza të larta, shtatzënia, diabeti, hiperlipidemia, humbje e shpejtë në peshë. Por ndodh që disa njerëz bëjnë dhjamosje të mëlçisë pa patur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Shenjat

Mëlçia e dhjamosur mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe gjithashtu me biopsi të mëlçisë. Është një nga arsyet më të shpeshta për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë. Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit, rezonancës magnetike mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë. Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Më pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.

Trajtimi

Mëlçia e dhjamosur shpeshherë nuk shkakton problem. Në këto raste quhet asimptomatike. Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika te pacientët mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë por është mirë të bëhen përpjekje. Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij. Kontrolli i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçisë. Duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë, me medikamente ose me të dyja mënyrat së bashku. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar. Rrisni aktivitetin tuaj fizik. Kryeni kontrolle periodike të rregullta te mjeku specialist i mëlçisë. Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimin e dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Ecuria

Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime ose mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis. Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet steatohepatitis alkoolik. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin dhe quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglisht). Me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë, kjo situatë quhet cirroza. Cirroza hepatike është një situatë serioze që çon në mosfunksionim të mëlçisë. Steatohepatitis jo alkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.

Dieta ushqimore

Dieta ushqimore është thelbësore, duke qenë se nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH). Ndaj dhe përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Konkretisht ja çfarë nuk duhet të hani:

  • shmangni ushqimet yndyrore; 
  • shmangni alkoolin dhe sheqerin; 
  • përpiquni të kuptoni nëse trupi juaj po vuan nga mungesa e vitaminës B12; 
  • shmangi yndyra shtazore, duke përfshirë gjalpë dhe qumësht, duhet të përdoren në mënyrë të kufizuar; 
  • duhet kufizuar konsumimi i mishit të kuq, margarinës, alkoolit dhe ëmbëlsirave; 
  • të konsumohen më së shumti yndyra me orgjinë bimore, në krahasim me ato shtazore, edhe ato duhen përdorur me kujdes; 
  • për të pastruar mëlçinë e dhjamosur këshillohet të zëvendësohet mishi me peshkun dhe perimet.

Meny:

Në mëngjes mund të hani një fetë buke integrale dhe gjysmë filxhani me fruta pylli.

Në drekë mund të hani salmon në zgarë, gjysmë filxhani të orizit integral dhe një frutë.

Në darkë mund të hani pak gjoks pule në zgarë, gjysmë filxhani me perime me një lugë vaj ulliri.

Burimi: The Sun

Shkruar Nga
More from revista mapo

Hetimet për pasurinë: Balilit i “zbulojnë” vetëm 3.3 milionë lekë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe...
Read More