Memaliaj, trafikonte lëndë narkotike, ndalohet 35-vjeçari

850x636_goditet-banda-e-droges-se-odise-verbofshit-4-ne-pranga1483098989

Nga specialistët e Seksioni Për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :

Athenajdo (Amarildo) Abazi, 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me shkresë 18/3, datë 19.01.2016, ka dërguar urdhërin e datës 18.01.2016, për ekzekutimin e vendimit penal 83, datë 29.06.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 8(tetë) vjet burg.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2-22 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pesë arsye pse fëmijët e vetëm janë njerëz ‘përsëmbari’

Njihen për të llastuar, tekanjozë, mendjemëdhenj. Por, këto vlejnë vetëm kur je...
Read More