Memorial për viktimat në Tepelenë? Xhufi- Tërmet Peçit: Merru me punë të tjera

Debati për Kampin e Tepelenës, Xhufi ka dy fjalë për Tërmet Peçin

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi ka ende për të thënë lidhur me debatin që ai vetë krijoi për mënyrën se si duhet trajtuar historia lidhur me kampin e Tepelenës të ngritur në kohën e diktaturës.

Duke e mbështetur arsyetimin e tij vetëm në dokumentet e CIA-s, Xhufi është i mendimit se jo vetëm konsiderimi i këtij kampi si Aushvici shqiptar është një histori banale, porse ngritja e një memoriali në Tepelenë në nder të viktimave të ish-komunizmit do të siltte edhe risqe.

Për këtë arsye, Xhufi ka dy fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi

“Këmbëngulja për të bërë në mes të Tepelenës një memorial për kujtimin e viktimave dhe të izoluarve në kampin e Tepelenës ka edhe një risk tjetër dhe me duket se ka edhe një paragjykim, sepse dikush kërkon të identifikojë Tepelenën se ka njerëz me prapamendime qofte fetare, qoftë krahinore, do ta bëjë Tepelenën si symbol të respresionit komunist. Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës dua t’i them se para se të angazhohet për kampin e Tepelenës duhet të angazhohet në shumë punë të tjera. Sepse Tepelena ka qenë vatra e kryengritjeve dhe luftërave për liri dhe demokraci të popullit shqiptar dhe kjo që nga kohët e para të Skënderberut… Ai nuk kujtohet të bëjë një konferencë shkencore për luftëra që na kanë bashkuar ne shqiptarëve dhe përqafon një projekt që është një realitet, ai kamp, por që është mistifikuar”, – shprehet Xhufi në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Aleancë kundër lajmeve të rreme

Nga Baton Haxhiu Lajmi i rremë po trondit botën. Vende të mëdha,...
Read More