Mendojnë se është tepër e dobët

Ylli i serisë ‘Orange Is The New Black’ ka shqetësuar të gjithë me pamjen e saj.

Ruby Rose 1

Picture 1 of 2

Aktorja australiane dhe këngëtarja Ruby Rose (31) thuhet se ka ndalur së ngrëni dhe tash ka vetëm 44 kilogramë me gjatësi prej 170 cm.

Për shëndetin e saj janë shqetësuar familja e saj dhe miqtë, por edhe fansat.

Në rrjetet shoqërore kanë nisur të shkruajnë se ajo duket tepër e dobët dhe se do të duhej të kujdesej për shëndetin e saj.

Peshën dhe pamjen e saj e ka komentuar edhe nutricienti Lisa De Fazio, të cilës Ruby i është përgjigjur dhe i ka thënë se nuk është e vërtetë se ka vetëm 44 kilogramë dhe se është plotësisht e shëndetshme.

“Më lini rehat”, ka shkruar aktorja.

Ylli i serisë “Orange Is The New Black” aktualisht po aktron në vazhdimin e tretë të filmit “Pitch Perfect”.

Për krahasim, në vitin 2008 Ruby ishte dukur këtu:

Shkruar Nga
More from Revista User

Djali i Pablo Escobar rrëfehet për fëmijërinë

Djali i lordit më famëkeq të drogës në botë, Pablo Escobar, thotë...
Read More