Mënyrat më të mira për të larguar rrathët e zinj poshtë syve

Shumë prej nesh kanë rrathë të zinj poshtë syve dhe shpesh duket e vështirë për t’i larguar.

Por, ekzistojnë 5 mënyra të thjeshta për të zgjidhur këtë problem:

Përdorni feta kastraveci

Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.

Vendosni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë

Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.

Përdorni patate

Grini një patate. Mbajeni për 30 minuta me sy të mbyllur. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përdorni një lugë të ftohtë

Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.

Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol

Rrathët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave ka më shumë efekt. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndahet nga jeta komediani i njohur amerikan Ricky Harris

Komediani i njohur Ricky Harris është ndarë nga jeta në moshën 54...
Read More