Mënyrë e thjeshtë për ta krijuar një freskues natyral ajri

Ritmi i shpejtë i jetës sonë do të thotë se shpeshherë e injorojmë aromën e keqe e cila mund të ketë ndikime në disponimin dhe emocionet tona.

Por imagjinoni tani aromat tuaja të preferuara: qoftë nëse është aroma e një buke të sapo pjekur, aroma e një kafeje të ngrohtë, apo aromat e freskëta të pyllit.

Lajmi i mirë është se aroma të freskëta mund të bëni edhe ju vetë në shtëpinë tuaj – dhe pa përdorimin e kimikaleve.

Freskuesi natyral i ajrit me portokall, xhenxhefil dhe bajame

Përzierja e aromës së ëmbël të bajameve me aromën e lëngshme të portokajve, e krijon një aromë të përsosur.

Preni një portokall në copa të trasha të rrumbullakta, vendoseni në një kavanoz, dhe derdhjani pak ujë.

Pastaj shtojani disa rriska limon për ta freskuar edhe më shumë aromën. Gjithashtu mund të përdorni edhe xhenxhefil të freskët të prerë në copa të vogla.

Në fund, shtojani disa pika aromë bajame.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kush është deputeti në lidhje me moderatoren Ilda Bejleri?

Moderatorja dhe prezantuesja e Supersport, Ilda Bejleri, është një nga personat për...
Read More