Merkel dhe Xi kërkojnë një zgjidhje të mbipordhimit të çelikut

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez, Xi Jinping biseduan për problemin e mbiprodhimit të çelikut në kuadër të G20-ës, gjat një bisede telefonike të zhvilluar sot.

“Dy liderët pranuan se duhen gjetur zgjidhje brenda marrëveshjeve të arritura në G20-të”, deklaroi zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.

Ky sektor është prekur nga një mbiprodhim në nivel botëror dhe një konkurencë e fortë nga vende si Kina.

Sipas statistikave të kësaj industrie, tregohet se Kina zë gjysmën e këtij mbiprodhimi të çelikut në treg.

Përfaqësuesit e grupit të G20-ës, ekonomitë më të mëdha të botës, do të takohen të hënën në Buenos Aires, me një kërcënim të lartë të luftës tregtare në axhendë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bebe Rexha “shpërthyese” në “Grammy”

Bebe Rexha është shfaqur mahnitëse në tapetin e kuq të “Grammy-s” të...
Read More