Merkel: Gjermania do të veprojë kundër ndalimit të udhëtimit të SHBA

merkel-traurig-ha-hamburg-karlsruhe

Kancelaria gjermane Angela Merkel përsëriti dje kritikat e saj ndaj urdhrit të emigracionit të SHBA për ndalimin e hyrjes për refugjatët dhe për qytetarët nga shtatë vende myslimane. Mergel u zotua të bënte gjithçka në ndihmë të të prekurve nga masa e ndalim-udhëtimit duke kërcënuar me veprim ligjor në gjykatën evropiane. “Beteja e nevojshme dhe e rëndësishme kundër terrorizmit nuk mund të justifikojë vënien nën dyshim të grupeve të caktuara të njerëzve, siç janë në këtë rast muslimanët apo njerëzit e një origjine të caktuar”, tha Merkel për gazetarët në Berlin. Masa e udhëtimit ka prekur disa deputetë gjermanë, duke përfshirë Omid Nouripour, i cili ka qytetari të dyfishtë dhe është zëvendës-kryetar i grupit të miqësisë Gjermani-SHBA. “Qeveria gjermane duhet të mbrojë rreth 100,000 qytetarë të saj që preken nga ky urdhër”, tha Nouripour duke shtuar se Trump nuk kishte përfshirë në të Arabinë Saudite prej lidhjeve të tij të biznesit atje.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Të kam gjetur ty, ti se di sa shumë kërkova’’- Urimi emocionues i Aurela Gaçes për Skerdin

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar....
Read More