Merkel i bën thirrje Turqisë që t’i përgjigjet raporteve për parregullsi në referendum

merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Turqisë që t’i përgjigjet pyetjeve të ngritura nga mbikëqyrësit evropianë, të cilët kanë thënë se referendumi i 16 prillit për zgjerimin e pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan nuk ishte garë e barabartë.

Një raporti i përpiluar nga mbikëqyrësit e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës gjeti se deri në 2.5 milionë vota mund të jenë manipuluar në referendum në Turqi, në të cilin Erdogan fitoi me një rezultat shumë të ngushtë.

“Qeveria turke duhet patjetër ta masë veten bazuar në këtë raport dhe t’i përgjigjet pyetjeve të ngritura në të,” ka thënë Merkel.

Ajo ka thënë se ata do ta përcjellin me kujdes se si Turqia merret me raportet që kanë gjetur parregullsi në referendum.

Shkruar Nga
More from Revista User

Për emigrantët – Si blihen vitet e pensionit në Shqipëri

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe duan përfitojnë pension pleqërie nga skema...
Read More