Merkel kryetare e CDU për herë të nëntë

Bundeskanzlerin und CDU-Bundesvorsitzende Angela Merkel fasst am 23.09.2013 in Berlin bei der Pressekonferenz der CDU nach der Bundestagswahl an ihre Halskette. Merkel wurde zuvor gefragt, ob die schwarz grüne Farbkombination der Kette bewusst gewählt wurde. Foto: Michael Kappeler/dpa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është rizgjedhur për herë të nëntë në postin e kryetares së partisë CDU.

Në votimin për kryetaren e re dhe të vjetër të CDU-së, Angela Merkel, morën pjesë gati 950 delegatë kristiandemokratë. Kancelarja Angela Merkel ka fituar mbështetjen e 89.5 përqind të votuesve në Kongresin e partisë CDU, i cili po mbahet në Esen të Gjermanisë, shkruan Deutsche Welle.

Në këtë mënyrë, Merkel është rizgjedhur për herë të nëntë në këtë post. Por Merkel kësaj radhe ka marrë gati shtatë përqind më pak vota, ndërsa para dy vitesh ajo kishte fituar besimin e 96.7 % delegatëve të CDU-së në Kongres.

Një prej temave më kritike gjatë debateve ishte ardhja e më shumë se një milionë refugjatëve gjatë vitit 2015 në Gjermani. Gjatë këtij viti ka vazhduar ardhja e refugjatëve, por në një masë shumë më të vogël.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kanada zgjat për tre muaj misionin në Irak dhe Siri

Kanadaja ka njoftuar se do të zgjasë misionin ushtarak kundër grupit militant...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.