Merkel: Marrëveshja për Klimën është e pakthyeshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Bashkimi Evropian “është më i vendosur se kurrë për ta shndërruar Marrëveshjen e Parisit për Klimën në një sukses”.

Duke folur para Parlamentit gjerman, Merkel tha se BE qëndron pas angazhimeve që parasheh marrëveshja dhe se ajo “është e pakthyeshme dhe e panegociueshme”.

Më 1 qershor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e nënshkruar në vitin 2015 nga 195 vende.

Marrëveshja është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Me të, pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë – akumulimi i të cilave besohet se ngroh planetin.

Trump ka thënë se kjo marrëveshje është në dëm të industrisë amerikane.

Merkel do të jetë nikoqire e samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, këtë muaj në Hamburg, ku çështja klimatike pritet të jetë lart në agjendë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 20 Qershor 2017

Dashi Një situatë do t’ju vërë në pritje. Në punë duhet të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *