Merkel në Arabinë Saudite, bisedon për krizën me refugjatë



kancelarja-gjermane-angela-merkel-dhe-mbreti-selman

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Arabinë Saudite për bisedime me mbretin Salman.

Merkel ateroi në qytetin Xhedah, ku u prit nga mbreti dhe zyrtarë të tjerë sauditë.

Liderja gjermane pritet t’iu bëjë presion udhëheqësve të Gjirit që të pranojnë refugjatë dhe të sigurojnë ndihma humanitare për ata që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

Gjermania ka ofruar strehim për qindra-mijëra njerëz nga Siria, Iraku dhe Afganistani, në vitet e fundit.

Merkel do të udhëtojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Mobilizohet Britania, dërgon qindra ushtarë, tanke dhe armatim të rëndë në kufirin me Rusinë

Qindra ushtarë britanikë dhe tanke janë rrugës për në kufirin e Europës...
Read More