Merkel: Objektivi ynë, punësim i plotë deri në 2025



Angela Merkel u shpreh sot se Gjermania është në gjendje të arrinte një nivel të plotë punësimi deri në 2025, që është një objektiv kyç i kancelares gjermane.

“Ne kemi përcaktuar punësim të plotë deri në 2025, e shprehur ndryshe një shkallë papunësie nën 3 për qind, dhe kam bindjen se mund të arrihet”, pohoi liderja kristian-demokrate gjatë fjalimit të parë të fushatës në Dortmund.

Kjo pikë citohet në programin ekonomik të Bashkimit konservator CDU-CSU e shfaqur në planin paraprak në fillim të korrikut. Kancelarja theksoi se për të përmbushur një punësim të plotë, përpjekjet do të përqendrohen në mbështetjen e të papunëve afatgjata.

Në një vend që duhet të përballet me një fluks të pensionistëve në sfondin e popullsisë në plakje, ofrimi i një vendi punë i thuajse pjesës dërrmuese të popullsisë vitale gjermane perceptohet nga Merkel si ”mundësia” në këndvështrimin për të mos ulur për një periudhë të pacaktuar nivelin e pensioneve tek pensionistët në të njëjtën kohë që kontributet shoqërore duhet të rriten.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

500 milionë njerëz vuajnë nga uria

Rreth 500 milionë njerëz në zonat e luftës në të gjithë botën,...
Read More