Merr fund “telenovela”, ja tranjeri i kuqezinjëve

Janë punë orësh që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, të njihet me tranjerin e ri. Dilema se cili do të pasojë revulocionin kuqezi Gianni De Biasi, e kanë shuar mediat italiane, sipas të cilave, në orët e vona të së hënës, është arritur akordi mes Christian Panuçi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai është përzgjedhur mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malesani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Në karrierën si futbollist, Panuçi numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capello-s, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren Ruse.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuçit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar.

Christian Panuçi ka mbrojtur fanellën e Milanit dhe Romës për vite me radhë. Ai ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë të kombëtares italiane. Sipas burimeve, pritet që paga e tij të mos jetë më shumë se 300 mijë euro duke i kursyer mjaft para FSHF-së.

Shkruar Nga
More from Revista User

Koreja Veriore kërcënohet me sulm raketor kundër SHBA-ve

Koreja Veriore sot është kërcënuar se “me kujdes po i shqyrton” planet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *