Mes lotësh Angeline Jolie flet për herë të parë mbi divorcin

an_1487580773-2519604

Ylli i Hollywood-it, Angeline Jolie, mes lotësh ka folur për herë të parë publikisht për divorcin me aktorin Brad Pitt.

Në një intervistë ekskluzive për BBC, Jolie ka thënë se po kalon një periudhë tepër të vështirë.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç se të them se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe që ne jemi një familje, dhe gjithmonë do të jemi një familje.”

41 vjeçarja, Angelina Jolie, u përball bashkë me 6 fëmijët e saj dhe ish bashkëshortin Brad Pitt me një beteje të hidhur mbi kujdestarinë e fëmijëve. Por në fillim të janarit, çifti arriti një marrëveshje divorci dhe nënshkruan dokumentet e kujdestarisë. Megjithatë fjalët e Zholi se ata ishin dhe do të mbeten një familje mund të tingëllojë si një hap pas i aktores, në lidhje me ish-bashkëshortin e saj.

Të shtunën e kaluar, Jolie bëri daljen e saj të parë publike në Kambogia, për premierën e filmit First They Killed My Father.

Të gjashtë fëmijët e saj, ishin të pranishëm në këtë aktivitet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ezel dhe Angelina Jolie bashkë, shanset që të jetë e vërtetë janë të mëdha

Ata janë dy aktorë shumë të dashur. Angelina Jolie një simbol i...
Read More