Mesazhet mes shoqeve zbulojnë përdhunimin e këngëtares me famë botërore

Disa dokumente të publikuara nga sajti ‘El News’, kanë bërë një zbulim tronditës, lidhur me këngëtaren Katy Perry.

Në të jepet një shkëmbim mesazhesh mes këngëtareve Lady Gaga dhe Kesha.

Kesha i tregon Lady Gagës, se Dr. Luke ka përdhunuar këngëtaren Katy Perry.

Por përfaqësuesit ligjor të reperit Dr.Luke pretendojnë të kundërtën, duke thënë se akuzat e Kesha, nuk janë të vërteta.

“Vetë Katy Perry ka konfirmuar se nuk është përdhunuar nga Dr.Luke. Do kërkojmë shpërblim për ajkuar e saj”, thuhet në deklaratë.

Por lidhur me këto zëra vetë Kesha, ka shmangur çdo lloj reagimi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ivanov paralajmëron mosdekretim, ja çfarë parashikon ligji për gjuhën shqipe

  Pas miratimit të ligjit që zyrtarizon përdorimin e shqipes nga parlamenti...
Read More