Mesazhi i Eugent Bushpepës pasi fitoi çmimin e parë në RTSH

Ndryshe nga shumë këngë të festivalit, sidomos vitet e fundit, që lindin dhe mbesin po në festival, “Mall” është një këngë e fortë, e ndjerë, shpirtërore, që i dedikohet një njeriut që të mungon, kujtdo që ka mall për një njeri të dashur.

Këtë donte qysh nga fillimi Gent Bushpepa, kur krijoi këngën që garoi mes shumë të tjerave në festival dhe ia arriti që të depërtojë në zemrat e publikut. Kënga iu kushtua njeriut të tij të zemrës, është një dedikim personal që nuk mbeti vetëm aq. Përveç fitores unike, si rrallëherë të publikut, “Mall” fitoi edhe të drejtën për të na përfaqësuar në festival.

Pas marrjes së çmimit mbrëmjen e së shtunës, Genti u shpreh shumë i lumtur për vlerësimin. Ai tha se do bëjë më të mirën që ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion: “Jam shumë i lumtur, falënderoj RTSH, falënderoj jurinë që më dhanë mundësinë të arrij të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Do mundohem të jap maksimumin. Do bëj më të mirën e mundshme që të përfaqësohemi sa më denjësisht”, – tha ai në Post Festival.

“Mall” është një konglomerat tingujsh, ndjenjash dhe fjalësh që dikur ishin pjesë e imja. Shpresoj t’ju pëlqejë dhe t’ju ndihmojë të kaloni sadopak mallin që keni për dikë”, – shkroi Genti kur prezantoi këngën e tij. Nëse keni mall për dikë edhe sot, dëgjojeni dhe ndjeni zemrën të rrahë…

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekretet për një lëkurë të butë dhe elastike

Miti më i shpeshtë: nëse humbni kilogramët e tepërt, celulit do të...
Read More