Mesazhi i Hajrie Rondos për femrat shqiptare: Si të luftoni kancerin

Një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Hajre Rondo do i mungojë skënës së teatrit, filmit, publikut, por padiskutim familjes së saj.

Rondo ishte një aktore e pazëvendësueshme dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm për kinematografinë shqiptare. Aktorja Hajrie Rondo pas betejës me sëmundjen e rëndë, u rikthye në skenën e teatrit, me dramën shqipe “Tre Dhëndurët”.

E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, në 26 dhjetor të vitit 2016 aktorja dha edhe një mesazh për të gjitha femrat shqiptare.

“Femrat të bëjnë kontrolle sa më të shumta, që ta kapin në kohë. Kjo është dhe porosia dhe këshilla e gjithë mjekëve. Tek mua rezonanca manjetike tregoi një masë që duhej bombarduar, që të luftohej. Në këtë sëmundje me mijëra njerëz më kanë mbështetur dhe kjo është një terapi. Ngjitja ime në skenë ishte për të dhënë një mesazh me këtë rol, kush ka rëndesa të tilla dhe në veçanti grave që të luftojnë, ta mbajnë jetën me dhëmbë. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rama: Lamtumirë Dritëro, u prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli ka sjellë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.