Mesazhi i “Sulltaneshës Kosem” para nisjes për SHBA

 

Aktorja turke Beren Saat është fotografuar në aeroportin e Stambollit së bashku me bashkëshortin e saj këngëtar, Kenan Dogulu, para se të fluturonin për në Los Angeles.

Çifti i njohur i showbizit turk ka zgjedhur SHBA-të për pushimet e shkurta.

Në një prononcim për gazetarët nga Aeroporti i Ataturkut në Stamboll, Saat tha se do të qëndronte në SHBA vetëm 10 ditë dhe se do të kthehej në vendlindje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale që mbahen në Turqi më 24 Qershor.

Saat, e cila në rolin e saj të fundit ka luajtur Sulltaneshën Kosem në serialin me të njëjtin emër që po transmetohet aktualisht në Tv Klan, njihet si një ndër aktoret më kritike me regjimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Deklarata e aktores se do të kthehej nga SHBA-të për të votuar, është interpretuar si një mesazh për të gjithë turqit për rëndësinë e votës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Si u prish miqësia e Konjarit me Kasmin për trafiqet, avokati: Nuk e di ku është Domarti

    Ka nisur sot seanca e parë në mungesë për Domart...
Read More