Meshkujt mendojnë se seksi është mënyra më e mirë për t’u pajtuar – femrat duan t’i shohin disa lot…

Fjalosjet janë të pashmangshme në çdo lidhje, në fakt, edhe çiftet më të përsosura fjalosen herë pas here.

Por ka mendime të ndryshme se si ato fjalosje mund të rregullohen, ku disa hulumtime thonë se nuk duhet të flini pa e zgjidhur problemin, e disa tjerë thonë se kjo taktikë asnjëherë nuk funksionon.

Një studim së fundmi ka zbuluar se meshkujt dhe femrat kanë ide të ndryshme se si duhet të kërkohet falje pas fjalosjeve.

Dy gjinitë janë pajtuar se një nga mënyrat më të mira për ta zgjidhur një fjalosje ka qenë komunikimi. Një kërkim falje, një kompromis dhe të shpenzoni kohë së bashku.

Por ka edhe disa gjëra për të cilat dy gjinitë kanë mendime të ndryshme.

P.sh., meshkujt preferojnë që partnerja të bëjë diçka të mirë për ta, si punët e shtëpisë ose të ofrojnë seks.

Ndërsa femrat preferojnë që mashkulli të kërkoj falje, madje edhe të qajë.

Në përgjithësi, hulumtuesit thonë se meshkujt janë më të prirë të kërkojnë seks, përderisa femrat kërkojnë angazhim më emocional.

Por normalisht se ky është vetëm përgjithësim dhe ka raste për përjashtim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident tragjik, kamioni përplaset me autobusin, 11 të vdekur

9 fëmijë kanë humbur tragjikisht jetën, kur një kamion u përplas me...
Read More