Meshkujt që masturbojnë kanë jetë më të mirë seksuale



Nuk është turp të masturboni. Në fakt, masturbimi e liron stresin, është forma e vetme e një seksi krejtësisht të sigurt, dhe në fakt mund t’ju ndihmojë të bëni seks më të mirë me persona tjerë.

Brendi i lodrave të seksit ‘Tenga’ ka zbuluar se meshkujt që masturbojnë një herë në javë kanë 10% më shumë besim në performancën e tyre seksuale sesa ata që masturbojnë më rrallë.

Meshkujt që masturbojnë një herë në javë ose më shpesh gjithashtu janë 12% më të kënaqur me kualitetin e orgazmës dhe 6% më të kënaqur me trupin e tyre.

‘Tenga’ ka anketuar 2,000 meshkuj britanikë për këto rezultate, duke i pyetur ata për shprehitë seksuale dhe përvojat seksuale me persona tjerë.

Ata zbuluan se 96% e meshkujve britanikë masturbojnë dhe mosha mesatare kur meshkujt e zbulojnë masturbimin është 15 vjet.

Top tri arsyet se përse masturbojnë janë: për të arritur kënaqësi; për t’i liruar tensionet seksuale; dhe për ta larguar stresin.

Arsye tjera përfshijnë edhe për të pasur gjumë më të mirë, për ta hequr mërzinë, kur partnerja nuk është e gatshme për seks, etj.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Feja dhe diplomacia: Përgjegjësia e feve për paqen

Do të jetë një raund i përzgjedhur: Të hënën (22.05) ministri i...
Read More