Mësoni si të hiqni edhe njollat më të vështira nga rrobat me aspirinë, uthull molle dhe sodë buke

Si të hiqni njollat e kafes nga veshjet?

Njollat e kafes mund t’i hiqni me uthull molle dhe sodë buke. Mjafton ta njomni pjesën e njollosur me uthull molle. Më pas hidhni sodë buke dhe fërkojeni bluzën me një furçë dhëmbësh. Në fund e lani bluzën si zakonisht.

Si të hiqni njollat e verës së kuqe?

Ju duhet kripë dhe ujë i nxehtë. Hidhni fillimisht kripë në pjesën e njollosur, më pas e lani me ujë të valuar, pa e prekur këtë të fundit me dorë. Në fund e lani rrobën si zakonsiht.

Si të hiqni njollat e buzëkuqit dhe pudrës?

Aplikoni alkool dhe heqës të manikyrit ose ujë dhe uthull molle. Në fund e lani rrobën si zakonisht.

Si të largoni njollat e djersës nga rrobat e bardha?

Shtypni disa kokrra aspirinë, shtoni ujë dhe i përzieni mirë. E aplikoni përzierjen tek pjesa e njollosur e bluzës dhe e lani rrobën si zakonisht. Kështu nuk do të keni nevojë që ta fërkoni mirë bluzën që të hiqni njollat.

Si të hqini njollat e salcës së kuqe?

Aplikoni sodë buke në pjesën e njollosur. Lëreni për pak minuta dhe më pas shtoni detergjent enësh. E fërkoni me një furçë dhmbësh duke e njomur atë tek uthulla e mollës. Në fund e lani rrobën si zakonisht.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbardhet takimi në Ministrinë e Brendshme, mes krerëve të institucioneve ligjzbatuese

Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar sot mbledhja e Task Forcës Qendrore...
Read More