“Messi nuk është Maradona”

Ish-futbollisti i kombëtares argjentinase, me të cilën ka luajtur në 3 Botërorë, Hernan Crespo ka deklaruar pas barazimit zhgënjyes të bardhekaltërve me Islandën se “Messi nuk është Maradona”.

“Messi nuk është Maradona. Nuk e fiton dot i vetëm Botërorin. Këtë gjë duhet ta kuptojnë të gjithë tifozët dhe shokët e tij të skuadrës. Ai është fenomen nëse e vendos në kushtet e duhura, siç bëjnë te Barcelona. Përndryshe, e ka të vështirë”, deklaroi Crespo në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Për ta shpjeguar më mirë mendimin e tij, Hernan Crespo tha: “Messi mund të driblojë një ose dy kundërshtarë. Diego u iku 5 anglezëve. A e kuptoni diferencën?”.

Ish-sulmuesi shtoi në mbrojtje të Messit: “Kush e ndihmoi Messin ndaj Islandës? Di Maria nuk dribloi kurrë kundërshtarin, mesfushorët nuk ndihmuan. Argjentina nuk luan si skuadër, por pret që Messi të shpikë diçka. Nuk mund ta lësh përgjegjësinë e çdo aksioni te një lojtar i vetëm”.

Në fund, Crespo bëri edhe një krahasim me Cristiano Ronaldon: “CR7 luan vetëm, vrapon, ka fizik, godet dhe shënon. Messi, për të qenë Messi, ka nevojë për ekipin”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pse nuk ka agjitatorë liberalë në qytet?

    Nga Klementin Mile - Sot nuk gjen thuajse fare agjitatorë liberalë...
Read More