Mësuesi i Biblës që masakroi besimtarët

Autori i sulmit të rëndë në Teksas ishte një person që studionte Biblën. Arsyet e krimit të rëndë mbetetn të paqarta. Një hero i zonës arriti ta ndalojë

Bilanci i të shtënave në kishën baptiste të Sutherland Springs, në Teksas, ka mbërritur në 26, ndërsa masakra më e madhe e këtij lloji në shtetin amerikan nuk ka ende një motiv të qartë.

Viktimat e ngjarjes që tronditi qytezën e vogël të kontesë Uillson janë të moshave 5 deri në 72 vjeç. Agresori u gjet i vdekur më vonë në automjetin e tij, disa kilometra larg.

Policia e identifikoi vetëm si një mashkull të ri të bardhë, por mediat amerikane thonë se ai quhet Devin Patrick Kelley, 26 vjeç. Kelley mësohet të jetë shkarkuar nga forcat ajrore në vitin 2014, pasi përfundoi në mesin e një gjyqi ushtarak për agresion ndaj të shoqes dhe fëmijës së tij.

26-vjeçari, sipas autoriteteve të Departamentit të Sigurisë Publike, ishte i veshur i gjithi me të zeza dhe mbante në trup një jelek antiplumb.

Ai fillimisht hapi zjarr me një pushkë gjysmë-automatike në ambientet përpara kishës e më pas hyri brenda. Në kohën kur po largohej prej andej, një qytetar i zonës rrëmbeu armën e tij dhe nisi të qëllonte mbi të dyshuarin, që e hodhi pushkën e u largua me makinë. Shtypi tregon se qytetari ka vazhduar ta ndjekë agresorin që më pas doli nga rruga dhe e përplasi automjetin ku policia e gjeti më pas të vdekur.

Nuk është e qartë megjithatë nëse i riu është vetëvrarë apo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat e qytetarit lokal.

Në makinë u gjetën disa armë të tjera. Pastori i kishës së mësyrë, Frank Pomeroy, tha për “ABC News” se në mesin e të vrarëve ishte edhe vetë vajza e tij 14-vjeçare, Annabelle. 23 prej viktimave u vranë jashtë kishës, dy brenda saj dhe një tjetër vdiq më vonë në spital.

Kelley kishte qenë gjithashtu një mësues i studimit të shkrimeve të Biblës, por faqja e tij në Facebook tregon gjithashtu një adhurim të frikshëm të tij për armët.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rekurset, 300 dosje nuk dërgohen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës shkarkon nga detyra kryesekretaren dhe një punonjëse...
Read More