Meta mbështet gazetarët në ditën e tyre

Edhe në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryeministri Edi Rama vazhdoi me stilin e tij.

Ndërsa askush nuk pret që ai të lëvdojë punën e medias, ai vazhdon të përdorë etiketimin ‘kazan’, edhe pse ky i fundit i bëri ‘gjëmën’ në Berlin.

Mediat pranë tij u hodhën në sulm ndaj një deputeti gjerman, duke prishur ndjeshëm punë për kryeministrin.

Por në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, në mbrojtje të gazetarëve doli presidenti Ilir Meta.

Deklarata e plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve.

Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.

Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund.

Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.

Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama: Shfaqjen e dha opozita, faturën e merr Shqipëria

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se...
Read More