Meta në Kishën e Laçit, dekorohet Kardinali Ernest Troshani

Presidenti i vendit Ilir Meta është sot në Kishën e Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e një prej 13 të martave, që kulmon më 12 qershor.

Pelegrinazhi i besimtarëve nisi më 20 mars, për të përfunduar pas dy javësh, me mijëra persona që vizitojnë vendin e shenjtë.

Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë.

Ato quhen 13 të martat e Shna Ndoit, janë ditët e shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të moçme dhe gjithandej në tempujt e tjerë me emrin e këtij pajtori të përbotshëm.

Pas vizitës në kishë, kreu i shtetit Meta dekoron Kardinalin Dom Ernest Troshani, dekorim i cili përkon edhe me 90-vjetorin e lindjes së kardinalit shqiptar.

Në prill të vitit të shkuar, ish Presidenti Bujar Nishani nderoi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Kardinalin e dytë shqiptar Dom Ernest Troshanin.

Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016.

Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nis sot Kampionati Botëror i Futbollit, Rusi 2018, sa përfitojnë shqiptarët?

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit...
Read More