Meta takon kryeministrin e Turqisë: Bashkëpunim kundër terrorizmit

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Turqisë Binali Yildirim, i cili gjithashtu merr pjesë në Forumin Global të Baku.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore mes dy vendeve, si dhe të partneritetit strategjik dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.

Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga agjencia shtetërore turke për bashkëpunim dhe koordinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj mbështetës në të gjithë vendin.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimeve të drejtpërdrejta turke, që po rriten në mënyrë që qendrueshme, janë të mëdha.

Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta u shpreh se si dy vende aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, organizatave terroriste dhe kërcënimeve të tjera të përbashkëta.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Fitorja e Ramës i vetëm sjell reformimin e të gjitha grupimeve politike

Nga Ervis Iljazaj Edi Rama e fokusoi betejën e tij gjatë fushatës...
Read More