Meta: T’i japim fund trancizionit! Donald Lu: SHBA ju mbështet


Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu tha se Amerika mbështet popullin shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e institucioneve demokratike.

Sot SHBA vazhdojnë të mbështesin shpresat e popullti shqiptar nëpëmjet fuqizimit të FA shqiptare, luftës kundër krimit të organizuar të zhvillimit të institucioneve demorkatike përfshirë edhe  ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi”. 

SHBA dhe BE janë angazhuar në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila pritet që të largojë të korruptuarit.

Deklaratat e Lu u bënë gjatë një aktiviteti për javën e fëmijëve jetimë.

Kurse kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë apel për t’i dhënë fund tranzicionit dhe krizave politike duke u fokusuar tek edukimi dhe formimi profesional i fëmijëve. Ai foli gjatë aktivitetit për 100-vjetorin e “Strehës së parë Vorfnore” në Shqipëri.

“Mos të lejojmë historinë të përsëritet, t’i japim fund tranzicionit, të parandalojmë krizat politike dhe ekonomike, të godasim krimin e organizuar, të luftojmë drogat, të ndalojmë punën e detyruar dhe keqpërdorimin e të miturve. Edukimi dhe formimi profesional i tyre duhet të jenë prioriteti ynë kryesor”, tha Meta.

Fëmijët jetimë janë viktimat e para të divorcit, dhunës dhe krimit në familje, tha presidenti.

“Sa më e shëndetshme familja, më pak fëmijë jetimë dhe më shumë fëmijë të lumtur të rrisim në vendin tonë”, tha ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjermania: Asnjë asistencë financiare për azilkërkuesit shqiptarë

Ambasada gjermane reagoi pas raportimeve se azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani mund të...
Read More