Meta ulet këmbëkryq në odën e burrave me deputetin e PD

Për shumëkënd që nuk mund të përballojë zhurmat, të nxehtin e Tiranës pse jo edhe rrëmujën politike, mali do të ishte zgjidhja ideale për t’u shkëputur nga kryeqyteti.

Këtë gjë ka bërë edhe presidenti Ilir Meta.

Në faqen e tij në Facebook, Meta tregon se është në Kukës në një prej hoteleve të Bushtricës, i shoqëruar edhe nga një deputet.

Ai është Xhemal Xhunkshi, deputet i PD-së së Dibrës.

Të dy ata shfaqen të ulur këmbëkryq me njëri tjetrin në odën e burrave, ndërsa diku tjetër shfaqen të ulur në një tavolinë duke shijuar natyrën.

“Tek “Hotel Gjoka”, ura e Lapajve në Bushtricë, ku do të gjeni një mikpritje tradicionale dhe kushte të mrekullueshme. Me deputetin Xhemal Gjunkshi dhe Ilir Gjokën”, shkruan Meta në Facebook.

meta1meta2
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Si duhet të silleni me ata që agjërojnë

Ekzistojnë 7 miliardë njerëz në botë. Dhe 22 % e tyre, 1.6...
Read More