Michèle Passas, Francezja i hap shtëpinë familjes shqiptare, vetë fle në divan

 

Në Gap të Francës, një familjeje shqiptare i është refuzuar kërkesa për azil.

Asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm kthimi në vendlindje. Mirëpo, një shoqatë humanitare franceze është mobilizuar dhe bëri ftesë për ta ndihmuar familjen me dy fëmijë të moshës 8 e 10-vjeçare.

Shtetasja franceze Michèle Passas, ua ka liruar prindërve dhomën e saj. Dhoma e miqve është e zënë me fëmijët e moshës 8 e 10-vjeçare.

Prej tre ditësh, kjo banore e Gapit e ka ndarë banesën e saj me familjen shqiptare.

Ajo që është më keq, francezja fle në divanin e sallonit.

“Dua që ata të kenë sadopak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, ka pohuar francezja që është anëtare e shoqatës, për “France 3”, raporton Albinfo.ch.

Më tej ajo shpjegon se çifti fle me drita ndezur pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira.

Çifti, i cili thotë se ka marrë kërcënime nga mafia në Shqipëri, ka parashtruar kërkesë për azil. Mirëpo, ajo iu refuzua.

Pa Michèle, familja do të mbetej në rrugë.

“Më parë, ka ekzistuar mundësia për të thirrur numrin telefonik 115 që është përgjegjës për strehim, por tani ata refuzojnë të ndihmojnë familjet që gjenden në këtë situatë”, thekson Cécile Leroux, vullnetare e shoqatës.

Familja do të vazhdojë përpjekjet e saj. Megjithatë, shqiptarët përbëjnë nacionalitetin e parë në vitin 2017 që ka parashtruar kërkesa për azil në Francë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ekzekutohet ‘koka’ e mafias greke, shoku i Alket Rizait

    Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Athinë, ku...
Read More