Microblading, tendenca e re e vetullës

Lamtumirë pincetë e vetullave! Tashmë për vetullën perfekte na vjen në ndihmë teknologjia. Microblading, është trajtimi estetik që lë pas krahëve trukun e vetullave, por të jep një pamje natyrale falë përdorimit të ageve të buta me pigment me ngjyrë. Çfarë duhet të dimë për këtë front të ri të make up për ta bërë edhe më të suksesshëm shikimin.

Tatuazh? Edhe jo

Microblading, ndryshe nga tatuazhi, nuk bëhet nga një pistoletë për të vizatuar mne goditje të vetme, por me një stilolaps të veçantë që të jep një rezultat vërtetë natyral. Ky stilolaps ka një maje të ndërtuar nga microage, që ndërhynë në thellësi, duke siguruar një vizatim më të kujdesshëm dhe më të saktë, ndryshe nga mjetet e tatuazheve. Nuk prodhon vibrime që mund të ndikojnë në saktëismin e goditjeve, me të cilat përcaktohet vetulla.

Zvogëlon dhimbjen

Nëse pinceta e vetullave të bën të shtrëngosh dhëmbët, tatuazhi na gjakos, në këtë rast mund të rimë të qetë. Bëhet fjalë në fakt për një trajtim pothuajse pa dhimbje, e megjithatë për të mos rrezikuar, përdoret një krim anestezik. E thjeshtë dhe efikase!

Riprodhim i vazhdueshëm

Me microblading një seancë për të parë nëse skuqen apo irritohen vetullat nuk është e mjaftueshme. Ekspertët thonë se për këtë trajtim duhen disa seanca, me një distancë një muaj njëra nga tjetra. Kjo për të parë nëse ka efekt seanca e parë dhe për të përcaktuar më mirë formën e vetullës.

E përjetshme!

Vetulla perfekte dhe të mrekullueshme gjithmonë? Epo, pothuajse. Me microbalding do të jemi mirë për pak kohë, pra, mes 3 apo 5 viteve të ardhshme. Por mos të harrojmë që ngjyra ka tendencën të zbehet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e hënë 21 gusht 2017

Dashi Me kaq shumë yje të pranishëm në shenjën tuaj, do të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.