Microsoft Zbulohet virus në programin Internet Explorer

virus

Google ka publikuar dje detaje të një virusi në programin e kërkimit të internetit të Microsoft, i cili u lejon hakerave të krijojnë faqe interneti që bllokojnë programet e kompjuterit.

Kërkuesi kibernetik Ivan Fratric tha se virusi në disa raste u lejon sulmuesve të marrin kontrollin e programit tuaj të kërkimit në internet.

Zbulimi është bërë në nëntor por detajet po publikohen tani, pas skadimit të afatit 90-ditor që Google i dha Microsoft për të riparuar gabimin.

Duke shpjeguar fenomenin Fratric tha se problemi ishte gjetur te Internet Explorer 11 dhe te kërkuesi Edge. Kjo ndodhte sepse këto programe trajtonin instruksione për të formatuar disa pjesë të faqeve të internetit.

Microsoft tha se deri tani nuk kishte prova për përdorim të defektit nga sulmues kibernetikë dhe se do të riparohet së shpejti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit të zhdukur, bie në rrjetat e peshkatarëve

Është gjetur pas 4 ditësh trupi i pajetë i 30-vjeçarit Alex (Abaz)...
Read More