Mijëra protestojnë në Meksikë kundër Trump dhe Pena Nietos

2416177

Mijëra vetë u mblodhën dje në afro 20 qytete në Meksikë për të protestuar ndaj planeve të Donald Trump për të ndërtuar një murin kufitar mes dy vendeve. Protestuesit kritikuan edhe presidentin e tyre Enrique Pena Nieto si udhëheqës i dobët në një vend të mbërthyer nga korrupsioni dhe dhuna. Zyrtarë përllogarisin se rreth 30 mijë vetë marshuan në dy qytetet më të mëdha të vendit, Meksiko dhe ë Guadalahara. Protestuesit mbanin flamuj meksikanë në duar dhe parulla anti-Trump në spanjisht dhe anglisht.”Meksika duhet respektuar, zoti Trump” thuhej në një parullë gjigande që kishin sjellë protestuesit. Presidentët Trump dhe Pena Nieto ishin mbërthyer në një betejë lidhur me marrëdhëniet dy palëshe, edhe para se zoti Trump të fitonte zgjedhjet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushtria siriane njofton fillimin e respektimit të zonave të sigurta

Ushtria siriane njoftoi sot dhënien fund të luftimeve në pjesën lindore të...
Read More