Mike Pence paralajmëron Kim Jong Un: Mos mashtro Presidentin Trump

Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence ka paralajmëruar liderin koreano-verior, Kim Jong Un, të mos “mashtrojë” Presidentin amerikan, Donald Trump nëse takohen muajin e ardhshëm.

“Do të ishte gabim shumë i madh për Kim Jong nëse mendon që mund ta mashtrojë Donald Trumpin”, ka thënë Pence në një intervistë për Fox News.

Pence ka thënë se ka mundësi që edhe Trump të largohet nga samiti i planifikuar më 12 Qershor.

Koreja Veriore ka kërcënuar me largim nga ky takim pas komenteve të Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Koreano-veriorët kanë reaguar me zemërim kur Bolton ka përmendur “Modelin e Libisë” për denuklearizim.

Ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi ishte pajtuar me fuqitë Perëndimore më 2003 për heqje dorë nga programi bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet. Tetë vjet më vonë ai është vrarë nga rebelët e përkrahur nga Perëndimi./REL

Shkruar Nga
More from Redaksia

Në muajin e 6-të shtatzënisë, moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë

Prezantuesja Katerina Trungu ditën e djeshme i ka dhënë fund beqarisë duke...
Read More