Miliarderi kanadez u vra nga kushërinjtë? Ngrihen dyshimet e para

Vrasja e bujshme e miliarderit kanadez të farmaceutikës dhe bashkëshortes së tij ka tronditur opinionin ndërkombëtar ditën e djeshme, ndërkohë që zëra jozyrtarë hedhin dyshimet e para se autorë të vrasjes mund të kenë qenë të afërm të çiftit.

3-1

Picture 1 of 9

Komandanti David Hopkinson ka deklaruar për mediat mbrëmjen e djeshme, se kjo vrasje po konsideorhet e dyshimtë nga policia dhe pritet që ditën e sotme të ketë një rezultat nga ekspertiza për të parë shkaqet që çuan në vdekjen e çiftit.

Njëra nga teoritë konspirative që qarkullon në mediat e huaja është një ekzekutim i mundshëm nga kushërinjtë e miliarderit Sherman, për shkak të disa konflikteve për pronën në të cilën ai ngriti kompaninë farmaceotike e cila e bëri atë të pasur, shkruan “The Independent”.

Barry Sherman, 75 vjeç, ishte një donator i shquar i Partisë Liberale në pushtet të Kanadasë, me një pasuri që Forbes vlerësoi në 3.2 miliardë dollarë.

Grupi kanadez i avokimit Democracy Watch kritikoi Sherman vitin e kaluar, për përfshirje në një fond grumbullues për Liberalët ndërsa u regjistrua si një lobist i qeverisë. Trupat e Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrum nga një agjent i pasurive te paluajtshme, qe shkoi aty sepse shtepia ishte ne shitje, thanë njoftimet.

Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i gjigandit farmaceutik Apotex, i cili ka tregun e tij te medikamenteve ne te gjithe boten.
Ai ishte një nga burrat më të pasur të Kanadasë dhe një filantrop i shquar. Nga kontrolli ne banese, sipas policise nuk kishte asnjë shenjë se ne te kane hyre persona me dhune, apo dhunim tjeter te prones

Shkruar Nga
More from Revista User

May kërkon dënim të përbashkët të Rusisë për helmimin e ish-spiunit

Kryeministrja britanike, Theresa May do të kërkojë nga liderët e BE-së, që...
Read More