Miliarderi me shpenzime maramendëse, blen shtëpinë superluksoze

“Sa më shumë të kesh, aq më shumë shpenzon”. Ky proverb duket se vlen për miliarderin amerikan Floyd Mayweather, i cili është një njeri që punon fort, por dhe shpenzon fort.

“Forbes” ka thënë se, Maywether ka fituar rreth 1 miliardë dollarë gjatë karrierës së tij, dhe shpenzimet nuk i ka më të vogla. Një herë bleu një makinë 4.7 milionë dollarëshe “Koenigsegg CCXR Trevita”, (vetëm dy prodhime, në të gjithë botën), por ajo nuk ishte gjëja më e shtrenjtë.

Kohët e fundit tregoi me krenari një orë 18 milionë dollarëshe, të quajtur “Miliarderi”, si dhe ambicien që të blejë një ekip të NBA. Perandoria e tij në fushën e pasurive të patundshme përfshin edhe qiellgërvishtësin 400 metra të lartë “One Vanderbilt”, në Nju Jork.

Përveç avionëve privatë që mbajnë logon e tij, një shefi kuzhine 24 orë në dispozicion, tani ka dhe një shtëpi 25 milionë dollarëshe në Los Anxhelos.

Shtëpia madhështore ka një kinema me 12 vende, rafte vere me 225 shishe, e shumë gjëra të tjera.

Mayweather njihet për festat ekstravagante, ndaj ky mund të jetë vend i preferuar për të.

1-602-563-524-495-455bb4aad793032c2b4c2b91d4-1920-9606-327-308-189-1710-1711-1012-1013-714-715-816-717-6
Shkruar Nga
More from Redaksia

“The Guardian”: Shqipëria ndërmjet 20 sfidave më të mira të udhëtimeve të aventurës për 2018

  Gazeta e njohur britanike “The Guardian” e ka renditur Shqipërinë ndërmjet...
Read More