Mimoza Ahmeti provokon me një libër mbi dashurinë…..“Tutori”

Është promovuar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, romani me titull “Tutori ” me autore shkrimtaren e njohur Mimoza Ahmeti. Një roman i cili ka qënë pjesë e konkursit ‘Kadare’, një roman i cili e ngre prozën bashkëkohore shqipe dhe e vendos në një nivel shumë të lartë, që e ngre figurën femërore.

Personazhi kryesor është një grua e cila ka trazime të mëdha, e cila endet në përpjektet e saj të përjetshme që ti japi kuptimin një tutori imagjinar që për të gjithë ne është  iluzioni. Një libër, një luftë ku personazhi kryesor i këtij libri bën me iluzionin. Një luftë mes dy burrave, ku njëri është imagjinar, ai burri imagjinar që është në mëndjen e çdo gruaje dhe Mimoza Ahmeti e ka shprehur në mënyrë shumë elegante dëshirën e çdo femre për të shkuar tek ky shpëtim. Gjithashtu parathënia e këtij libri është shkruar nga Aurel Plasari. Ashtu si te romani i parë i autores, Arkitrau (në italisht: Persone belle), ose tek i dyti, Gruaja halucinante (në gjermanisht: Milchkuss), dhe te ‘Tutori’ ndeshesh me iluzionin e asaj që quhet prozë autoreferenciale. Pra mund të gënjehesh. Sepse në të tri romanet e autores operohet me një skenar të menduar mirë fantastik dhe/ose parodik.

Parodizimi i rrëfimit romantik është i pari. Si e zbritur nga lartësitë e antiromanit, autorja rezulton e vetëdijshme që rrëfimi i saj nuk qenkësh veçse “antirrëfim”. Dhe në një antirrëfim të tillë tekstet funksionojnë si lojë ikjeje: nga realja në fiksion dhe, vetëkuptohet, nga fiksioni te realja. Si për ta përforcuar edhe më sugjestionin e njëkohësisë, edhe zhvendosja nga fiksioni në fiksion ndodh rëndom në tekstet e autores. Për ta shpënë në skaj këtë antirrëfim, edhe në këtë roman të ri Mimoza Ahmeti as që ka marrë mundimin të lypë ndihmë nga paralajmërimi tanimë tinëzar “Çdo ngjashmëri me ngjarje ose persona realë është e rastit”. Ai farë paralajmërimi do të kumbonte si gënjeshtra më e padobishme prej shkrimtarësh si ajo, të cilët shkruajnë me bindjen se, kush ka frikë të përdorë “unin” në shkrimet e veta, nuk ka për të qenë kurrë shkrimtar i mirë.

Mbas “unit” të pafrikë të shkrimtarit, të tjerat mbeten t’i zbulojë lexuesi, si ai studenti i bukur që sapo vegoi i mahnitur “dantellat e buta të të brendshmeve dhe flokët e avulluar prej gjumit deri në kërthizë” të heroinës së romanit. Ndërsa formula narrative e romanit Tutori mund të duket e thjeshtë, është substanca epike që e bën tekstin të dendur, të ngjeshur. Pothuaj të dukshme janë orvatjet e shkrimtares për ta redimensionuar strukturën e narracionit si hapësirë dhe për ta bërë atë më të gjerë, më komplekse. Kronika e jetës së provincës, që është atdheu i heroinës së romanit, zor se mund të jepej në mënyrë më autentike se sa me shkartisjen e elementit fantastic me vulgaren e përditshme, të thjeshtësisë me ironinë, të vrazhdësisë me lirizmin etj. Kjo shkartisje, që në sy të parë mund të ngjante si dobësi baroke, e shndërron narrativën e romanit Tutori në matematike.

MAPO EDITION, i kushton vëmëndje të rëndësishme botimit të librave të Letërsisë Shqipe dhe autorëve shqiptarë, si një përpjekje e domosdoshme dhe këtë herë është promovouar romani me titull ‘Tutori’, nga shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti. Një roman i fortë për individin, dhe më e bukura është  kërkimi i përhershëm që nuk merr fund dhe besimi tek dashuria. Është tutori që qëndron në mëndjen e secilit nga i cili shpesh kemi frikë dhe nuk dimë të përballemi është ai tutori që ne e quajmë iluzion dhe shkrimtarja Ahmeti e ka dhënë në mënyrën më të bukur.

“Në qëndër të librit është historia e një gruaje në luftë me trazimin e saj të brëndshëm. Në raportin e saj me dy burrave të dashurit imagjinar dhe atij real ajo zbulon një nga një një botë të pafundme shqetësimesh e kërkimesh që e bëjnë atë një personazh të rrallë në historinë e letrave shqipe që nuk e ka elaboruar shumë psikikën femërore. Nga ana tjetër do ta quaja dhe një libër politik, pasi në thelb kemi një idivid produkt të këtij kaosi social e politik që jetojmë”,shprehet Alda Bardhyli, drejtore e UET PRESS.

Pjesë e prezatimit të romanit ‘Tutori’ të shkrimtares së njohur Mimoza Ahmeti ishte edhe Prof. Dr. Ylljet Aliçka i cili shprehet se Mimoza Ahmeti është një poete e lindur, është shkrimtare e surprizave dhe del gjithmonë atje ku nuk e pret. Mimoza Ahmeti është polivalente dhe nganëjherë qortimi bën vlerë më shumë se sa lëvdata.Poezia e saj do të mbahet mënd në mozaikun e letërsisë shqipe.-shprehet Aliçka.

Më vjen mirë që vetë UET PRESS po grumbullon emra të spikatur që kanë lënë gjurmë në Letërsinë Shqipe. Dua të them dy fjalë për veprën e Mozës.Unë mbaj mënd që dy apo tre shkrimtarë thyen skenat në ato vite, ndër to ka qënë dhe Mimoza Ahmeti, dhe nëse nëse do bëja një klasifikim të poetëve që bëhen dhe poetëve të lindur, për Mimozën dua të them që është një poete e lindur, e them këtë gjë pa drojë, është e surprizave, del atje ku se pret. Përveç vlerave të saj, nuk e di nëse Moza e mban mënd. Kemi qënë bashkë të dy në jug të Francës të ftuar si shkrimtarë dhe në fund të takimit të një mbrëmje, u tha që secili shkrimtar duhet të shkruajë 3 apo 4 vargje, dhe u tha që secili do konkurojë në një konkurs të improvizuar dhe ishim ulur në një pylll ku kishte vetëm pemë të gjata, Moza përnjëherë shkruajti me idenë që se mbaj mend mirë, ‘që si kam zili fare pemët paralele me njëra tjerën se skanë kurrë mundësinë të përqafohen me njëra tjetrën’. Fitoi çmimin e parë menjëherë, por që e mbaj mënd që e shkruajti aty për aty. Lidhja e natyrës me atë që shkruajti ishte shumë e ndjeshme. Vërtet Mimoza i takon atij brezi që thyen klishetë në letrat shqipe. Mimoza Ahmeti është polivalente dhe nganëjherë qortimi bën vlerë më shumë se sa lëvdata.Poezia e saj do të mbahet mënd në mozaikun e letërsisë shqipe”.-shprehet Aliçka.

Vetë autorja e romanit ‘Tutori’, Mimoza Ahmeti shrpehet se ky libër që fillon në vitin ’94 dhe mbaron në vitin 2017, mbetet një çlirim shpirtëror sepse kontekstet kuptimore, duam apo sduam ne rëndojnë mbi shpirtin e njeriut. Ky libër, ky roman është e tëra perceptive ku elementet e fiksionit, koshienca aty nuk dallon dot midis personazheve të kulturës, personazheve të jetës, personazheve të dëshirës, pra është një miks i virtualitetit ku jeton truri dhe e ka të vështirë që në realitet të bëjë dallimin e reales nga jo realja.

“Personi më i lumtur jam unë sot që dëgjoj kaq shumë lëvdata. Uroj që nga fjalët e mira të mos humbas shikimin. Jam menduar këto ditë se çfarë është botimi i një romani që fillon në viti ’94 dhe mbaron në vitin 2017. Mbetet një çlirim shpirtëror sepse kontekstet kuptimore, duam apo sduam ne rëndojnë mbi shpirtin e njeriut. Kjo ngarkesë është një lodhje e madhe për psiqikën por është kjo barrë. Simbolika duke ndihmuar kontekstet e kuptimit të dalin në sipërfaqe, kryen dy detyra, lehtëson autorin, dhe pas këtij momenti unë nuk e ndjej më si veprën time por është e përbashkët dhe personalisht më hap horizontin.

Në kontekstin simbolik, që është fiksuar te romani ‘Tutori’ shërben për të gjithë kuotat njerëzore tpër të ecur përpara dhe për mua që nëse e lexoj në momente të caktuara ku kam bërë pas, më ndihmon të kthjellohem. Ajo që e shikoj si kualitet i këtij libri është tërësia e konceptimeve. Jemi shumë të lodhur nga literaturat që krijojnë direksione. Ky libër, ky roman është e tëra perceptive ku elementet e fiksionit, koshienca aty nuk dallon dot midis personazheve të kulturës, personazheve të jetës, personazheve të dëshirës, pra është një miks i virtualitetit ku jeton truri dhe e ka të vështirë që në realitet të bëjë dallimin e reales nga jo realja.

Atëherë them që ajo poetika e këtij lbiri do ti japo jetë gjatësi në ite këtij romani dhe besoj që ajo çka e sintetizon, është subjekti. Romanet tona janë romane të cilat horizontojnë sistemin dhe shkojnë krah për krah tij me disa diskurse të vogla subjektive. Kemi një tranzicion që spo merr fund në vendin tonë, ka lënë pasoja të rënda në shpirtërat tanë, të cilat  duke shkruar dhe duke reflektuar them që ne do ti lehtësojmë dhe do të bashkohemi në atë pikë që ta bëjmë jetën më të lehtë dhe të ndritshme.Një falenderim të veçantë kam për Aurel Plasarin, i cili me shumë dashuri mund të them që ka shkruar parathënien e këtij romani brënda një kornize elegante dhe stilit gjuhësor që ai e ka të zakoshëm dhe shpresoj që të gjithë të keni mundësi të shkruani dhe të jemi në të tilla takime. –shprehet Mimoza.

45626294_557865567993309_7859499416753799168_n45657531_564369360673116_5330105099245060096_n45713895_1915439801843237_6958936274765873152_n45855317_312187862952975_2515009741889994752_n

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Turistët ‘pushtojnë’ Përmetin, vendet më të frekuentura të qytetit të trëndafilave

  I ka të gjitha, ajër të pastër, njerëz të mirë, vende...
Read More