Ministri i Brendshëm emërohet kryeministër i ri i Francës



7776920018_bernard-cazeneuve-connapit-une-hausse-de-sa-cote-de-popularite-depuis-les-attentats-qui-ont-eu-lieu-a-charlie-hebdo-debut-janvier

Ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i ri Francës.

Vendimi u mor pasi kryeministri Manuel Valls dha dorëheqjen për të shpallur kandidaturën e tij në garën për president pasi më herët, presidenti Hollande konfirmoi se nuk do të rikandidojë për kreun e Champ Elysee.

Cazeneuve i cili është përballur me sulmet terroriste që goditën këtë vit Francën, do të marr nën kontroll Partinë Socialiste deri në zhvillimin e zgjedhjeve që priten të mbahen në qershor.

Kujtojmë se Valls fillimisht do të marrë pjesë në primaret e Partisë Socialiste që zhvillohen në 22 janar. Mbrëmjen e djeshme ai konfirmoi zyrtarisht se largohet nga posti i kryeministrit dhe se do të garojë për president të Francës.

Nëse fiton primaret do të përballet me kandidatin e republikaneve Fillon dhe kreun e ekstremit të djathtë Marie le Pen.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Identifikohet hajduti shqiptar në Itali falë fotos së publikuar në Facebook

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për vjedhje. Renato...
Read More