Ministri i drejtësisë Bausback vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Mal të Zi

auto_e756cb7883456af14e9e07513784c3ee_xl1491836299

Ministri i drejtësisë Prof. Dr. Winfried Bausback do udhëtojë nga 10 – 12 prill në Mal të Zi dhe Shqipëri për të intensifikuar marrëdhëniet dy palëshe mes këtyre dy vendeve. Bausback në lidhje me vizitën zyrtare thekson: “Jam i gëzuar që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë zhvilluar një partneritet të mirë. Udhëtimi im ka të bëjë me shkëmbimin e ekperiencave tona me prokurorët, notarët dhe shkencëtarët respektivë. Pra udhëtimi krahas karakterit politik përmban edhe nivelin teknik.”

Në Shqipëri ai do takohet me kolegun shqiptar, Petrit Vasili, kryetarin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe eksperten shqiptare Aulona Hazbiu, shkruan faqja e ministrisë gjermane “bundesjustizportal.de”. Në Mal të Zi ministri i drejtësisë së Bajernit do takohet me zv.kryeministrin dhe ministrin e drejtësisë, Zoran Pazhin, kryeprokurorin, Ivica Stankoviç, si dhe Prokurorin Special për luftën kundër krimit dhe korrupcionit, Milivoje Katniç.

Shkruar Nga
More from Revista User

Samiti i liderëve të NATO-s mbahet në Bruksel

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shefat e shteteve de të qeverive të...
Read More