Ministri i Jashtëm japonez, vizitë në Tiranë

Sot, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të presë në takim në MPJ, Ministrin japonez të Shtetit për Punët e Jashtme Nobuo Kishi.

Në vijim të takimit, në orën 17:30, Ministrat do të zhvendosen në mjediset e Hotel Rogner ku do të marrin pjesë në ceremoninë e dhurimit nga Qeveria Japoneze të 129 automjeteve japoneze të prodhimit të fundit, një donacion i mundësuar nëpërmjet një granti prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë.

Gjithashtu po në mjediset e Hotel Rogner do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri në prani të Ministrave Bushati, Kishi dhe MZHTTS Milva Ekonomi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rreth 500 ushtarë të vetëvrarë në Ukrainë

Qindra ushtarë ukrainas kanë kryer vetëvrasje pasi janë kthyer në shtëpi nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.