Ministria, dy raporte sekrete për Lul Berishën e Shullazin



Lul-Berisha-Shullazi

Në fakt në Ministrinë e Brendshme janë dy raporte informative të dorëzuar në prokurori, që tregojnë mënyrën e veprimit të grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri.

I pari është përpiluar në datën 21 janar të këtij viti dhe se ky informacion ka shërbyer si indicie për të rregjistruar procedim penal kundër Emiljano Shullazit dhe më tej personave të tjerë.

Ky informacion është vlerësuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas ka ngritur një grup hetimor, për të verifikuar të gjitha të dhënat. Në këtë informacion të parë përmendet dhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës.

Më tej Ministria e Brendshme ka vijuar praktikën e informimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me informacione të tjera, duke përmendur dhe emrin e Lulzim Berishës dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të këtij grupi./shqiptarja.com/

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Russell Crowe nuk është më një “gladiator”

Russell Crowe është fotografuar teksa ka qenë duke shijuar motin e ngrohtë...
Read More