Ministria e Mbrojtjes feston me publikun 104 vjetorin e Forcave të Armatosura

fa-420x280

104 vjetorin e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhur ta festojë me publikun. Ministria njofton se sot të interesuarit mund të shohin që nga armatimi i rëndë, Muzeu i Ushtrisë deri te Orkestra Frymore.

“Me rastin e 104-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ditën e sotme më datë 4 dhjetor 2016, ora 09:00-16:00, organizon në Garnizonin “Skënderbej”, Ditën e Hapur në FA.

Ministria e Mbrojtjes fton të gjithë kureshtarët dhe të apasionuarit të vizitojnë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që kanë në përdorim Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që nga helikopterët, te mjetet e blinduara dhe armët e reja të standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
armet1

Hyrja në Garnizonin “Skënderbej” do të jetë e lirë për të gjithë vizitorët, të cilët mund të vizitojnë edhe Muzeun e Forcave të Armatosura ku gjenden të ekspozuara rreth 3600 objekte që janë përdorur nga FA shqiptare në më shumë se një shekull.

Në kuadër të aktiviteteve për 104-vjetorin e krijimit të FA, sot në orën 19:00, në sallën e Universitetit të Arteve, do të mbahet edhe “Koncerti i Lirisë” nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

Shkruar Nga
More from Revista User

Koment: Boll me lojën kukafshehthi të BE me Turqinë

Bisedimet e anëtarësimit BE-Turqi bëjnë pjesë në gënjeshtrat më të mëdha të...
Read More