Ministria e Transporteve: Kujdes në këto rrugë me probleme

bora-rruget_1480413664-9058225

Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje te premten si edhe ne fundjave duke bere qe bregdeti dhe nje pjese e zones se ulet te kalojne ne vlera pozitive ndersa deri ne -5 apo -6 grade C do te jene zonat malore.

Ministria e Transporteve ben me dije se situata ne te gjithe vendin per shkak te reshjeve te debores paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër: Kalueshmëria e akseve në këtë Rajon po shkon drejt përmirësimit. Kontraktorët janë dukë bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës, në zonat ku ka ngrica.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Sot në shumicën e akseve të Qarkut Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim sepse ka formim të akullit në rrugë.

Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në shumë zona si: Mbikalimi i Kasharit, Superstrada Tiranë – Durrës, etj.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka patur temperatura të ulëta deri minus 10 gradë. Përveç aksit të Dardhës, Voskopojës dhe Ersekë – Gërmenj, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.

Në Qarkun e Vlorës Autostrada Vlorë – Levan dhe rruga e vjetër qarkullohen me zinxhirë.

Po kështu qarkullohen me zinxhirë disa akse në Fier, Berat etj.

Në të gjitha akset po punohet për hedhjen e kripës dhe pastrimin e akseve, nuk ka asnje bllokim te akseve kombetare.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 5 shkurt 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Veproni me kujdes ndaj detyrave tuaja në marrëdhënien...
Read More