Miqësia me Juxhin Dautin, oficeri Zemani do pyetet në Prokurori

ervin-dalipaj-1

Dalja e emrit të oficerit të Policisë së Durrësit Arbër Zemani, si kushëriri i parë i Juxhin Dautit, njërin prej viktimave të masakrës së dyfishtë në Sukth, ka bërë që prokuroria e këtij qyteti të thërrasë oficerin e policisë, për të dhënë shpjegime.Vendimi është marrë mëngjesin e djeshëm, nga kryeprokurori i Durrësit Agron Gjana.

Zemani do të pyetet nga prokuroria e Durrësit si person që ka dijeni për ngjarjen dhe konfliktetet e kushëririt të tij Juxhin Dauti. Mirëpo pavarësisht kësaj miqësie, Zemani nuk ka mundur të zbulojë se pse Ervin Dalipaj, njeriu kryesor i kërkuar nga policia e Durrësit, kishte miqësi të ngushtë me djalin e tezez së tij, Juxhin Dautin.

Në vijim të hetimeve për të zbardhur ngjarjen e rëndë, burimet thanë se në ditët në vijim do meren në pyetje të gjithë familjarët apo shokë të dy viktimave, të cilët mund të kenë dijeni mbi konfliktet e kohëve të fundit që ata kanë pasur.

Një ditë më parë gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi se shefi i sektorit të Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit, kishte miqësi të afërt me Juxhin Dautin, miqësi kjo që mund ti ketë krijuar një “umbrellë” mbrojtje, të kërkuarit Ervin Dalipaj, për të mos u arrestuar nga policia e Durrësit për 16 muaj me rradhë.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga rregjistri i gjëndjes civile, ku prindërit e nënës së Zemanit dhe Dautit janë të njëjtë,fakt ky që vërteton se Dauti e Zemani janë kushërinj të parë. Po çfarë e lidhte Juxhin Dautin me ish-oficerin e policisë Ervin Dalipaj?

Pse kushëri i parë i shefit të hetimit të krimeve të rënda në policinë e Durrësit, mbante shoqëri të ngushtë me një shumë të kërkuar nga policia e këtij qyteti, siç ishte Ervin Dalipaj? A kishte dijeni shefi i hetimit të krimeve të Rënda dhe Krimit të Organziuar lidhur me vendodhjen e Ervin Dalipaj dhe pse nuk kishte organizuar një operacion të vetëm për arrestimin e tij? A kishte dijeni Zemani se djali i tezes së tij, mbante shoqëri të ngushtë me të kërkuarin numër një të Policisë së Durrësit, institucion në të cilin shërbente dhe si shef sektori Arbër Zemani”.

Të gjitha këto pyetje do marrin një përgjigje në prokurori, kur Zemani të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij.”Shqiptarja.com” mëson se mes kolegëve të tij Zemani ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion se me kë shoqërohej djali i tezes së tij.

Aq më tepër ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e Juxhin Dautit. Kushëriri i Arbër Zemanit, ka qënë shofer i Dalipaj, ditën kur ata janë sulmuar me armë automatike. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë dhe drejtohen nga Prokurorët e Durrësit Agron Gjana dhe Drini Pali.

Para se të ekzekutoheshin dy viktimat kanë qënë nën shoqërinë e dy femrave në një lokal dhe më pas kanë shkuar në ambjentet e një servisi, ku kanë tërhequr një makinë tip Smart.Teksa kanë dalë në rrugë e kanë parë veten në breshëritë e kallashnikovit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupat e tyre janë mbuluar nga gjaku.

Ervin Dalipaj lëvizte me djalin e tezes së Shefit të Krimeve
Ervin Dalipaj dhe shoku i tij Juxhin ose Xhino Dauti të vrarë në 25 prill 2017 në mbikalimin e Sukthit, kanë pasur lidhje të forta në strukturat hetimore të policisë së Durrësit. Duket se falë këtyre njohjeve, Dalipaj lëvizte lirshëm me pistoletë në brez dhe me makina luksoze, megjithëse ishte në kërkim policor prej 16 muajsh, për akuzën e rrëmbimit, torturimit dhe vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku.

Të njëjtën gjë bënte dhe shoku i tij Juxhin Dauti, megjithëse ishte në hasmëri për vrasjen e ish-kampionit kombëtar të bilardos Fation Bani në Vlorë. Të dhënat tregojnë se Dalipaj dhe Juxhin Dauti, kanë pasur njohje direkte me shefin e sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Arbër Zemani në policinë e Durrësit. Ky i fundit është personi përgjegjës për hetimin e vrasjeve në Durrës dhe që administron informacionin për veprimtarinë e Krimit të Organizuar në këtë qark. Burime pranë policisë së Durrësit i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se Zemani, është kushëri i parë i viktimës Juxhin Dautit. 27-vjeçari nga Vlora ishte së bashku me Dalipaj në makinën tip “Audi 8S”, ku mbetën të vrarë të dy me 32 plumba.”Dauti dhe shefi i sektorit të hetimit të vrasjeve dhe Krimit të Organziuar në Durrës, rezultojnë të jenë djem tezesh, pasi nënat e tyre janë motra”-thanë burimet pranë policisë së Durrësit.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga rregjistri i gjëndjes civile, ku prindërit e nënës së Zemanit dhe Dautit janë të njëjtë,fakt ky që vërteton se Dauti e Zemani janë kushërinj të parë. Po çfarë e lidhte Juxhin Dautin me ish-oficerin e policisë Ervin Dalipaj? Pse kushëri i parë i shefit të hetimit të krimeve të rënda në policinë e Durrësit, mbante shoqëri të ngushtë me një shumë të kërkuar nga policia e këtij qyteti, siç ishte Ervin Dalipaj? A kishte dijeni shefi i hetimit të krimeve të Rënda dhe Krimit të Organziuar lidhur me vendodhjen e Ervin Dalipaj dhe pse nuk kishte organizuar një operacion të vetëm për arrestimin e tij? A kishte dijeni Zemani se djali i tezes së tij, mbante shoqëri të ngushtë me të kërkuarin numër një të sektorit që ai drejtonte në Durrës? Të gjitha këto pyetje tregojnë se Dalipaj ka pasur në Durrës një “ombrellë” mbrojtëse të krijuar nga policia e Durrësit, duke lëvizur lirshëm.

Burimet thanë se kjo mbrojtje është krijuar pikërisht në muajin janar 2016, kur Dalipaj së bashku me Denis Shtrazën janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Durrësit,sit ë dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut.Shtraza dhe ish-shefi i sektorit të krimit ekonomik në Tiranë Dalipaj kanë qëndruar vetëm 12 orë në polici, pasi në mëngjes ata janë lënë të lirë. Ndërkohë automjeti i tij tek “Mercedes-Benz Ml”, i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm dhe më pas është mbajtur i bllokuar në ruajtje, në ambjentet e policisë. Por vetëm 20 ditë pas kontrollit të parë, dy oficerë të policisë Durrës kanë zhvilluar një tjetër kontroll në makinën e shtetasit Ervin Dalipaj, ku në të kanë gjetur njolla gjaku, të Gazmend Çollakut.

Fill pas kësaj është arrestuar menjëherë shoku i Dalipaj, Denis Shtraza teksa po shkonte në Rinas, për tu larguar nga Shqipëria. Ndërkohë Ervin Dalipaj që implikohej direkt në këtë vrasje, nuk ka mundur të arrestohet duke qëndruar për 16 muaj në arrati. Në fakt Dalipaj,nuk qëndronte shumë i fshehur pasi një herë u shfaq publikisht, duke dhënë intervistë dhe për më tepër lëvizte me mjete luksoze në perimetrin Tiranë-Durrës, duke mos u shqetësuar nga asnjë efektiv policie.Por në fakt atë që ska mundur të bëjë policia e Shtetit, për të arrestuar dhe çuar para drejtësisë Dalipaj, këtë të fundit e kanë gjetur hasmit e tij, të cilët e kanë qëlluar me 32 plumba teksa udhëtonte me mjetin luksoz nën shoqërinë e shtetasit Juxhin Dauti, që është djali i tezes së shefit të sektorit të hetimit të krimit dhe Krimit të Organizuar në Durrës.

Kushëriri i Arbër Zemanit, ka qënë shofer i Dalipaj, ditën kur ata janë sulmuar me armë automatike. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë dhe drejtohen nga prokurorët e Durrësit Agron Gjana dhe Drini Pali. Para se të ekzekutoheshin dy viktimat kanë qënë nën shoqërinë e dy femrave në një lokal dhe më pas kanë shkuar në ambjentet e një servisi, ku kanë tërhequr një makinë tip Smart.Teksa kanë dalë në rrugë e kanë parë veten në breshëritë e kallashnikovit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupat e tyre janë mbuluar nga gjaku.

Përgjegjësia
Të dhënat tregojnë se Dalipaj dhe Juxhin Dauti, kanë pasur njohje direkte me shefin e sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Arbër Zemani në policinë e Durrësit. Ky i fundit është personi përgjegjës për hetimin e vrasjeve në Durrës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Priyanka Chopra shfaq elegancën në New York!

Paraqitjet e saj në tapetin e kuq gjithnjë mahnisin publikun ndërsa kohëve...
Read More