Miqtë e Adelës rrëfehen si asnjëherë më parë: Ata që sot qajnë për të e kanë sharë e goditur

Në një emision special në nder të Adelajda Xhamanit, ishin të ftuar në “Top Show Mag” ish-banorët e “Big Brother”.

Adi Pojana, i cili konkurroi në finalen e “Big Brother 2” me Adelajdën, u shpreh tejmase i revoltuar pas vdekjes shumë të parakohshme të gazetares.

Sipas Adit, vdekja e saj është pasojë e një situate shumë frustruese për të rinjtë shqiptarë, që u duhet të përballojnë një stres tepër të madh. Ai tregoi se Adelajda, që punonte si gazetare showbiz-i, është ndeshur me goditjet dhe fyerjet e shumë njerëzve, përfshirë fytyra shumë të njohura të ekranit shqiptar.

“Vajza të njohura të showbiz-it e kanë goditur Adelajdën, e kanë fyer. Ka shkuar të ankohej tek drejtori, sepse ajo ishte një vajzë e ardhur nga Kavaja dhe për këtë e bënin të vuante.”

Këtë ide e mbështeti edhe Neda, ish-banore e “Big Brother 4”, sipas së cilës realiteti në Tiranë ishte akoma më i vështirë për Adelajdën, e cila ishte krejt vetëm, pa mbrojtje shkruan anabel.

“Ne nuk mendojmë ç’ndodh në prapaskenë, ç’ka hequr Adela për të qenë aty. Kishte ardhur nga një qytet i vogël, që unë e di si është. Ajo ishte krejtësisht vetëm, vetëm pa asnjë krah.”

Ish-banorët e “Big Brother” argumentuan se presioni i madh në jetët e tyre, i ka bërë të rinjtë të kenë probleme psikologjike, që mund të kalojnë në kolaps.

“Kam një mllef për këtë situatë në këtë vend. Brezi i të rinjve pas Luftës së Dytë Botërore i justifikoj, por jeta që bëjmë të gjithë tani, është e tmerrshme.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Shenjat që kurrë s’do të bëheni të pasur

Milioneri Steve Siebold, ka thënë se ”’të gjithë kanë të njëjtën mundësi...
Read More