Miratohet në parim reforma në drejtësi, reagon SHBA



Eduart HalimiKomisioni i Reformës në Drejtësi ka miratuar në unanimitet draftin e reformës në drejtësi.

Edhe PD ka votuar pro amendamenteve kushtetues, por deputeti Eduard Halimi tha se vota pro nuk duhet të interpretohet si votë për çështjet politike.

Vota jonë pro fillimit të procesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët nuk i kanë marrë në trajtim. Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar maxhorancës që çështjet politike të fillojnë të negociohen sa më parë,” tha Halimi.

Kurse kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se “ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës”.

“Duhet të ecim me ritme të shpejta. Nëse ekziston vullneti, do e përfundojmë në kohë. Procesi është ndarë në 6 kapituj. Kam propozuar këtë ndarje: integrimi, Gjykata Kushtetuese, gjyqësori, institucionet e reja, prokuroria dhe i fundit me dispozitat kalimtare dhe vetingun”, u shpreh Xhafaj, i cili shtoi se pret që gjithçka të përfundojë shumë shpejt.

“Çdo ditë do të punojmë për të ezauruar çdo kapitull. Me vullnet, nuk ka arsye pse të mos përfundojë në kohë të shkurtër. Debatin e kemi ezauruar, kështu që ka shumë pak çështje që mund të kenë nevojë për vendimmarrje politike”, tha Xhafaj.

Pas lajmit reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi,” thuhet në deklaratën e SHBA.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Mbetjet si industri dhe si politikë

Nga Selami Xhepa* Kur Perdja e Hekurt u shemb dhe Lindja po...
Read More